Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person i dyshuar për veprën penale “Ngacmim Seksual”.
Sipas njoftimit zyrtar, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme, më 27 prill 2026, pas pranimit të informacioneve nga një emision hulumtues televiziv dhe në koordinim me prokurorinë, ka nisur hetimet lidhur me këtë rast.





