Një 40-vjeçar nga Kosova, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet finlandeze për trafikim të lëndëve narkotike, është kapur nga policia kufitare në hyrje të Shqipërisë.
Arrestohet në kufi kosovari i dyshuar për trafikim droge, kërkohej nga Finlanda

“Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me Interpol Tiranën, rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Prokuroria e Distriktit Jugor Helsinki ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë, transmeton Klankosova.tv.
Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e 40-vjeçarit, me inicialet SH. H., në Finlandë.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Trump njofton tarifa 25% për automjetet e BE-së

Rezolutë tjetër në kongresin amerikan, kërkohet vazhdimi i prezencës së trupave amerikane në KFOR

Fushata zgjedhore nis nga 28 maji, KQZ-ja thotë se organizimi i zgjedhjeve kalon 10 milionëshin

