RAJONI DHE BOTA

Arrestohet në Kosovë turku që mashtroi 400 mijë persona me kriptovaluta

Arrestohet në Kosovë turku që mashtroi 400 mijë persona me kriptovaluta
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Prill 2021, 10:35

Mediat turke raportojnë se dyshohet që Faruk Fatih Ozer, i cili po konsiderohet si mashtruesi më i madh i kohërave te fundit në Turqi, u arrestua mbrëmë në Kosovë.

Autoritet turke publikuan një fotografi të Ozer duke kaluar kontrollin e pasaportave në aeroportin e Stambollit. Burimet e sigurisë më vonë konfirmuan se Ozer ka qenë në Shqipëri dhe në bastisjet e bëra u pa që ishte arratisur për në Kosovë.Themeluesi i firmës Thedox, ishte arratisur për në Shqipëri duke marrë me vete një shumë prej dy miliardë dollarësh.
Ai e themeloi kompaninë në vitin 2017 dhe lejonte përdoruesit të blejnë dhe të shesin kriptovaluta të Bitcoin. Pasi që kohët e fundit investitorët nuk kishin qasje në platformë, prokuroria ndërmori veprim dhe lëshoi një urdhër arresti për të.Faruk Fatih Ozer po kërkohej me akuzën e “mashtrimit duke përdorur sistemet e informacionit, bankat ose institucionet financiare dhe krijimin e një organizate kriminale”, pasi mashtroi rreth 400 mijë qytetarë turq, duke i bindur që të investonin të holla tek ai me pretendimin që do fitonin më shumë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika