Një person i dyshuar për veprën penale “fajde” është arrestuar në flagrancë, pas një operacioni policor të zhvilluar të mërkurën në Prizren.
Sipas Policisë, i dyshuari në vazhdimësi ka ushtruar presion ndaj një personi me qëllim të marrjes së interesit nga veprimtaria e fajdes, me çrast ka shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të viktimës,duke e detyruar atë të veproj në dëm të pasurisë së tij.
“Gjatë operacionit policor i dyshuari mashkull kosovar është arrestuar në flagrancë duke pranuar mjete financiare në emër të kamatës së fajdesë, ku me urdhër verbal të prokurorit të shtetit është kontrolluar shtëpia dhe objektet tjera përcjellëse të tij”, thuhet në njoftim.
Lidhur me rastin pas intervistimit të personit të dyshuar, me aktvendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Prizren të njëjtit i caktohet masa e ndalimit për 48 orë.