Kur i arratisuri është kapur në zonën e qendres tregtare “Manor”, ai ka nxjerrë një thikë dhe ka kërcënuar me të një punonjës policie
E premte, 7 Tetor 2022 – 22:20albinfo.ch(KEYSTONE/Peter Schneider)
Të premten, 7 tetor 2022, në orën 10:00, një patrullë nga policia e qytetit Solothurn donte të kontrollonte një person në Amthausplatz. Sapo pa policinë, ai iku në këmbë për në qytetin e vjetër, transmeton albinfo.ch. Dy policë kanë nisur menjëherë ndjekjen dhe kanë lajmëruar me radio për përforcime.
Kur i arratisuri është kapur në zonën e qendres tregtare “Manor”, ai ka nxjerrë një thikë dhe ka kërcënuar me të një punonjës policie. Si pasojë, ai ka arritur të vazhdojë arratisjen, njofton Kapo Solothurn në faqen e saj të internetit. Më pas ai ka shtyrë një kalimtar nga biçikleta dhe ja ka grabitur atë.





