LAJME

Arrestohet edhe një i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it në vitin 2023

Arrestohet edhe një i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it në vitin 2023
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Gusht 2026, 19:03

Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale përmes një komunikate të përbashkët kanë njoftuar se është arrestuar një person i dyshuar në Zveçan për sulm ndaj KFOR-it në tensionet e majit të vitit 2023.

Ndaj të dyshuarit rëndojnë dyshimet për veprat: Sulm ndaj personit zyrtar; Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizm; Bashkim për veprimtari kundërkushtetuese dhe Rrezikim i personave nën mbrojtje ndërkombëtare.

“I.M. është arrestuar në Zveçan, pas ndërmarrjes së shumë veprimeve hetimore. Ai dyshohet për për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në maj të vitit 2023. Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës do të ndërmarrin veprimet e nevojshme procedurale në përputhje me ligjin dhe standardet më të larta ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Dhuna në Zveçan pati shpërthyer pasi serbët lokalë e kundërshtuan me protestë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin-Potok. Si pasojë e dhunës kanë mbetur të plagosur 93 pjesëtarë të KFOR-it, disa prej tyre rëndë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika