Katër persona janë arrestuar në fshatin Serbicë e Ulët nga komuna e Prizrenit për kanosje dhe uzurpim të pronës.
Lidhur me rastin në fjalë ka njoftuar Policia e Kosovës, ku bëhet e ditur se raportimi i parë ka ndodhur me datë 28 tetor dhe bëhet fjalë për një pjesë toke bujqësore.
“Të dyshuarit H.SH dhe djali i tijë F.SH kishin hyrë ( e kishin uzurpuar) një parcelë ( toke bujqësore) duke e livruar të njëjtën me traktor. Lidhur me parcelën në kontest, të dyshuarit dhe i dëmtuari e kanë në shqyrtim një lëndë në Gjykatën Themelore ne Prizren. Në bazë të dokumenteve valide ( Liste poseduese) e lëshuar nga organet kompetente kjo parcelë figuron në emrin e te dëmtuarit Z.G, përderisa të dyshuarit pretendojnë se parcela është e tyre dhe të njëjtën e shfrytëzojnë qe plot 70 vite”, thuhet tutje në postimin e Policisë së Kosovës.





