- Reklama -

Arrest shtëpiak ndaj një të mituri në Prizren, akuzohet për lëndim trupor

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e arrestit shtëpiak ndaj të miturit L.K, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale: lëndim i lehtë trupor.

Gjykata me rastin e caktimit të arrestit shtëpiak ndaj të miturit L.K., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e kësaj mase, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë janë marrë masat e nevojshme.

- Reklama -

Komunikata e plotë:

Caktohet masa e arrestit shtëpiak ndaj një (1) të mituri, për veprën penale lëndim i lehtë trupor.

Prizren, 26 shkurt 2021 – Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak ndaj të miturit L.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale: lëndimi i lehtë trupor nga neni 185 par. 2 lidhur me par.1 të
Gjykata me rastin e caktimit të arrestit shtëpiak ndaj të miturit L.K., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e kësaj mase, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:

Me 22 shkurt, në Prizren në afërsi të shkollës, fillimisht fjaloset me të miturin – të dëmtuarin, dhe pastaj i mituri L.K., e godet me thikë në krah të dëmtuarin, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore,

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.
Gjyqtarja e procedurës – Kymete Kicaj, ka refuzuar kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit, dhe ndaj të miturit ka caktuar masën e arrestit shtëpiak, në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditësh, e cila do ti llogaritet prej kohës së arrestimit datë 24.02.2021 do të zgjasë gjer më datën 25.03.2021 (përjashtimisht të miturit L.K., i lejohet që të largohet nga shtëpia për të ndjekur procesin mësimor, kurse mbikëqyrjen e kësaj mase do të bënë Policia e Kosovës).
Gjyqtarja për të mitur vlerëson se caktimi i paraburgimit për të miturin L.K., në rastin konkret është masë shumë e rëndë, ngase i mituri është i moshës së ri dhe hynë në kategorinë e të miturve të ri dhe caktimi i paraburgimit do të ishte jofunksional duke pasur parasysh edhe faktin që i mituri është nxënës i cili duhet ti ndjek mësimet në shkollën e mesme.
Prandaj është vlerësim i gjyqtares për të mitur se në rastin konkret me masën e arrestit shtëpiak do të arrihet mjaftueshëm prezenca e të mituri në procedurën përgatitore duke ia mundësuar edhe vijimin e rregullt në shkollë për të ndikuar pozitivisht në karakterin dhe personalitetin e të miturit./Front Online/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Vendet nga komuna e Prizrenit ku nesër do të ketë mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Punime në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prizren, nesër do të ndërpritet furnizimi me ujë në këto zona

KRU "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka njoftuar se për...

Punime në rrjet, KEDS njofton se nesër do të ketë ndërprerje të rrymës në Korishë dhe disa vende të tjera

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort