LAJME

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese në Lipjan, Policia nis hetimet dhe kërkimin e tyre

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese në Lipjan, Policia nis hetimet dhe kërkimin e tyre
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Tetor 2026, 10:23

Dy të mitur të cilët ishin në vuajtje të dënimit në qendrën e edukimit korrektues në fshatin Grackë e Vjetër, në Lipjan janë arratisur.

Rastin e ka raportuar në Polici, mbikëqyrësi i qendrës së edukimit korrektues QEK për të mitur.

“Mbikëqyrësi i qendrës  së  edukimit korrektues (QEK)-së për të mitur, ka raportuar se  dy persona meshkuj kosovarë që kanë qenë në vuajtje dënimit – masës edukative kanë arritur të arratisen nga institucioni dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika