- Reklama -

“Arpagjik’t” reagojnë për situatën e fundit në KF “Liria”

Grupi i tifozëve “Arpagjik’t” kanë reaguar pas zhvillimeve të fundit në Klubin e Futbollit “Liria”. Ku së fundmi për rezultate të dobëta u shkarkua trajneri turk, Nedim Yigit.

Në regimin e gjatë ata thonë se askush nuk e paramendonte këtë gjendje ku jemi tani. Vërehej pagjakësia e lojtarëve në fushë,e rrallë herë djersitje e fanellës, fanellë kjo kaq e madhe në futbollin shqiptar.

- Reklama -

Emblema e KF Lirisë nuk i meriton këto rezultate dhe humbja e fundit arriti kulmin, ku edhe shpërthehu heshjta jonë, thuhet më tej në reagim.

Ky është reagimi i plotë:

***REAGIM***

PSE HESHTËM?

Arpagjik’t e Prizrenit njihemi për qëndrimet besnike që kemi ndaj klubeve të para të qyetit.

Kanë kaluar më shumë se 20 vite pranë klubeve dhe të gjithë e panë që asnjëherë nuk i mbyllëm sytë kur klubeve i bëhej padrejtësi.

Nuk qëndruam asnjëherë gojë mbyllur dhe nuk do qëndrojmë asnjëherë nëse klubet rrezikohen apo dëmtohen.

Vlerat e klubeve tona i ruajmë me fanatizëm dhe nuk lejojmë asnjëherë të njollosen apo keqpërdoren.

Arpagjik’t gjatë rrugëtimit për inkuadrim në Superligë, si gjithmonë ishim pjesë e pashkëputur e KF LIRIA.

Me punë dhe sakrificë vetëm për emblemën e vjetër të klubit tonë u mobilizuam për të luftuar krah klubit, drejtë qëllimit tonë të përbashkët, hyrjen në Superligë.

Përkrahja e madhe dhe dëshira e gjithë Prizrenit për të kthyer Lirinë aty ku e ka vendin, u realizua me fitoren historike në barazh.

KF LIRIA u kthye në Superligë pas 4 vitesh, sukses i cili u festua nga i gjithë Prizreni.

Presidenti Kiçe dhe kryesia Arpagjik’t, mbajtëm një mbledhje në parasezonë ku biseduam për synimet e klubit. Në atë mbledhje na u premtua stabilizim dhe përforcim i klubit, me staf, trajner e lojtarë të dëshmuar për nivelin e Superligës, si dhe pozitë stabile në tabelë.

Askush nuk e paramendonte këtë gjendje ku jemi tani.Vërehej pagjakësia e lojtarëve në fushë,e rrallë herë djersitje e fanellës, fanellë kjo kaq e madhe në futbollin shqiptar.

Emblema e KF Lirisë nuk i meriton këto rezultate dhe humbja e fundit arriti kulmin, ku edhe shpërthehu heshjta jonë.

Të revoltuar pas humbjeve të njëpasnjëshme, performancave qesharake të disa lojtarëve amatorë që nuk e meritojnë fanellën e klubit tonë me shumë histori,

Djemt e Lidhjes treguan se nuk kanë respekt për ata që nuk e dijnë vlerën e fanellës së KF LIRIA.

Pas ndeshjes së fundit, presidenti Kiçe kërkoj një mbledhje me kryesinë e Arpagjik’t ku u diskutua për krizën e skuadrës tone, problemet e ndryshme si dhe u njoftuam për shkarkimin e ish trajnerit Nedim Yigit.

KF LIRIA, emër i vjetër në futbollin  Shqipetar nuk i meriton këto rezultate dhe paraqitje pa ndjenja dhe si rrjedhojë kërkuam nga kryesia e klubit angazhim maksimal për dalje nga kjo situatë e pakëndshme për gjithë qytetin.

Profesionalizmi i presidentit Kiçe nuk na lejon të ndërhyjmë në politikat e klubit.

Prandaj po ju besojmë,

POR LLOGARI KËRKOJMË!!!

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Nga Vermica në Slloveni: Rruga e suksesit e Bari Pulajt

Në mesin e shumë tregimeve frymëzuese të bashkatdhetarëve tanë...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort