Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi, ka thënë se nxënësit në Luginën e Preshevës detyrohen ligjërisht ta intonojnë himnin serb në ditën e parë të shkollës.
Ai në Facebook ka publikuar një dokument, që sipas tij, pasqyron vendimi për detyrimin e intonimit të himnit serb “Boze Pravde” në shkollat e Luginës së Preshevës.
“Tani shtrohet pyetja retorike, si qëndron e tëra kjo me të drejtat elementare të shqiptarëve në Luginë, kur dihet se simbolet kombëtare shqiptare janë të ndaluar. Kur jemi tek reciprociteti, cilat aktivitete e zhvillime janë ndërmarrë dhe planifikuar në këtë drejtim nga Qeveria e Republikës së Kosovës?”, ka shkuar ai.
Ai ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet të shkojë në shkollën fillore më të madhe shqiptare në Luginën e Preshevës, të njoftohet për së afërmi me këtë padrejtësi dhe njëmijë padrejtësi tjera.
Arifi nuk është takuar me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe ministren e arsimit, Arbërie Nagavci gjatë vizitës së tyre në Luginën e Preshevës të hënën.