Avokati, Arianit Koci, në një prononcim për “Gazeta Blic” ka folur rreth askisonit të Eulex që po zhvillohet në shtëpinë e Jakup Krasniqit.Koci ka theksuar se bastisja është mjet legjitim që përdoret nga Prokuroria, por ka thënë se spektakle të tilla janë të panevojshëm në këtë kohë.
Arianit Koci tregon se a mund të jenë konfirmuar aktakuzat e Krasniqit nga Specialja

“Mund të jenë por mund edhe mos të jenë konfirmuar aktakuzat. Bastisja është mjet i ligjshëm të cilin mund ta përdorë Prokuroria por besoj që është i panevojshëm dhe po krijohen spektakle në këtë kohë” tha shkurt Koci për Gazeta Blic.
Mëmgjesin e sotëm Eulex ka zbarkuar në banesën e ish-kryetarit të Kuvendit ku po kryen bastisje.
Nga Nisma Socialdemokrate kanë ardhë mbështetje të shumta në drejtim të Krasniqit të cilët e kanë cilësuar të turpshme votimin e Gjykatës Speciale.Kujtojmë se Jakup Krasniqi ishte ftuar nga Gjykata Speciale në maujin korrik të këtij viti.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Kompanitë transportuese mohojnë rritjen e çmimeve në linjën Prizren–Prishtinë

Policia bllokon rrugën nga Prishtina Mall – deri në Veternik dhe anasjelltas, shkak gara e vrapimit

Sorenseni pas takimit në DASH: Siguruam harmonizim për hapat përpara në dialog

