Disa nga drejtuesit e Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe kanë refuzuar të zhvillojnë telefonata me presidentin amerikan Joe Biden në javët e fundit pasi SHBA dhe aleatët e saj kanë kërkuar të frenojnë një rritje të çmimeve të energjisë të shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës.
Sipas Wall Street Journal, duke cituar zyrtarë të Lindjes së Mesme dhe të SHBA-së, Princi i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman, ashtu edhe Sheiku i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed bin Zayed al Nahyan, nuk kanë qenë të disponueshëm për Biden pasi SHBA iu bëri kërkesa për bisedime, shkruan “The Guardian”.





