RAJONI DHE BOTA

Anulohet vizita e Lavrov në Serbi

Anulohet vizita e Lavrov në Serbi
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Qershor 2022, 07:28

Vizita e ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov në Serbi është anuluar.

Kjo pasi vendet përreth Serbisë mbyllën hapësirën e tyre ajrore për avionët e tij, tha një burim i lartë i ministrisë së jashtme ruse për agjencinë e lajmeve Interfax të dielën.

Burimi konfirmoi një raport të medias serbe që thoshte se ”Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi kishin mbyllur hapësirën e tyre ajrore për aeroplanin që do të transportonte kryediplomatin e Moskës në Beograd të hënën”.

Ndryshe, Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë kishte njoftuare se kreu i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov do ta vizitonte Serbinë më 6 dhe 7 qershor.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika