Nënkryetari i Komunës së Beogradit, Goran Vesiq ka treguar se si delegacionit të kryeqytetit serb iu ndalua vizita në Mitrovicë nga Policia e Kosovës.
Vesiq ka thënë për TV Prva se u ndeshën me dy xhipa të Policisë së Kosovës, që njoftuan se hyrja e tyre në Kosovë përbënte kërcënim për sigurinë kombëtare.
“Delegacioni i Qytetit të Beogradit shkoi në Mitrovicë për të nënshkruar Kartën e Binjakëzimit ndërmjet Beogradit dhe Mitrovicës, si dhe për të vizituar punimet në ndërtimin e dy objekteve që po ndërtohen nga Qyteti i Beogradit. Kjo tregoi qartë se sa ata e respektojnë Marrëveshjen e Brukselit dhe si i trajtojnë serbët sepse padyshim që fëmijët në Mitrovicë nuk lejohen ta kenë një park ose shesh lojërash që u është dhënë nga qyteti i Beogradit ose refugjatët një çati mbi kokën e tyre. Ky është mesazhi që ata na dhanë sot”, tha Vesiq.





