Në kuadër të aktiviteteve të Javës së Ndihmës Juridike Falas, Zyra Rajonale për Ndihmë Juridike Falas në Prizren, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të shoqërisë civile, me synim forcimin e bashkëpunimit në ofrimin e mbështetjes juridike për qytetarët.
Zyrtarja e Lartë për Ndihmë Juridike Falas, Fjorda Mujollar, u takua me Drejtoreshën Ekzekutive të Qendrës për Barazi dhe Drejtësi dhe Bashkëkryesuesen e Forumit të Organizatave të Shoqërisë Civile, Tringa Kasemi.
Gjatë takimit u diskutua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas (ANJF) dhe organizatave të shoqërisë civile në promovimin e qasjes në drejtësi, si dhe në ofrimin e ndihmës juridike për qytetarët, me fokus të veçantë te kategoritë më të cenueshme të shoqërisë.





