RAJONI DHE BOTA

Angli: Policia ndalon dasmën me makina luksoze dhe me shumë zhurmë (VIDEO)

Angli: Policia ndalon dasmën me makina luksoze dhe me shumë zhurmë (VIDEO)
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Korrik 2021, 09:52

Me dhjetëra makina, mes tyre Porsche e Lamborghini, mbushën rrugët në Telford të Anglisë për 4 ditë me radhë.

Ishte zhurma e makinave dhe muzika e lartë që detyruan fqinjët të njoftojnë policinë për shqetësimin që u ishte shkaktuar, përcjell albinfo.ch.

Fqinjët u detyruan të thërrisnin policinë kur festimet e një dasmë zgjatën katër ditë dhe rruga ishte mbushur me makina luksoze dhe të zhurmshme.

Daily Mail, sjell dëshminë e një banori, i cili ka thënë se po festohej një martesë që ishte anuluar më parë për shkak të masave anticovid.

“Dasmë apo çfarëdo qoftë, nuk është koha e duhur për të shpërthyer fishekzjarrët që zgjatën 4 ditë, deri në 3 të mëngjesit”, shkruan një banor në Tëitter.

Rasti u konfirmua edhe nga policia.

https://videos.dailymail.co.uk/video/mol/2021/07/04/8682555013617568370/640x360_MP4_8682555013617568370.mp4?_=2

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika