Një raport i lëshuar nga Amerika thuhet se ata të cilët janë vaksinuar kundër COVID-19 mund të udhëtojnë në Evropë këtë verë, duke lehtësuar kufizimet ekzistuese të udhëtimit.
Ndërkohë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i tha The New York Times se 27 anëtarët e komisionit do të pranonin, pa kushte, të gjithë ata që vaksinohen me vaksina të aprovuara nga Agjencia Evropiane e Barnave të mund të udhtojnë në BE, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.
Kujtojmë se Agjencia ka miratuar deti tani tri vaksinat që janë duke u përdorur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.





