RAJONI DHE BOTA

Ambasadorja Kim jep lajmin e mirë për Shqipërinë: Vizat turistike dhe për biznes në ShBA do të jenë 10 vjeçare

Ambasadorja Kim jep lajmin e mirë për Shqipërinë: Vizat turistike dhe për biznes në ShBA do të jenë 10 vjeçare
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Mars 2022, 08:12

Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim ka njoftuar se që nga 1 prilli, vizat e biznesit dhe ato turistike për qytetarët e Shqipërisë do të jenë të vlefshme për 10 vjet.

Lajmin e bëri të ditur përmes një postimi në Twitter, ku njoftoi se deri më tani, vizat kishin kohëzgjatje 3 vjeçare dhe tani janë zgjatur në 10 vjet.

“Vizat e biznesit dhe turistike për qytetarët e Shqipërisë do të jenë të vlefshme për udhëtim për 10 vjet, që është maksimumi në mbarë botën. Një hap i madh përpara për t’i afruar njerëzit e ShBA-së dhe Shqipërisë”, ka shkruar ajo.

/GazetaSinjali/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika