RAJONI DHE BOTA

Ambasadorja e Britanisë së Madhe largohet nga Ukraina

Ambasadorja e Britanisë së Madhe largohet nga Ukraina
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Mars 2022, 16:51

Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Ukrainë, Melinda Simmons është larguar nga vendi.

Sekretarja e Jashtme, Liz Truss ka thënë se ky largim i saj është bërë për shkak të situatës serioze të sigurisë.

Më herët gjatë pushtimit, ambasadorja dhe një staf i reduktuar i ambasadës u zhvendosën nga kryeqyteti Kiev në Lviv në Ukrainën perëndimore, ku kërcënimi konsiderohej më pak i mprehtë, raporton BBC.

Duke dhënë dëshmi për Komitetin e Punëve të Jashtme të Commons, Truss tha se të gjitha misionet diplomatike të Mbretërisë së Bashkuar në vend tani janë mbyllur.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika