Ambasadori i Bashkimit Evropian në Serbi, Sem Fabrizi, ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi, është element kyç për anëtarësimin e Serbisë në BE.
Fabrizi, duke folur për televizionin publik serb, potencoi se kushtet që Brukseli ia ka vënë Serbisë janë konstante dhe nuk ndryshojnë.
“Raundi i fundit i dialogut mund të ketë qenë ‘më i vështiri nga të gjitha ato të vështirat’. Të dy palët duhet t’i përkushtohen [dialogut]. Dialogu është një element kryesor për stabilitetin rajonal dhe pranimin e Serbisë në Bashkimin Evropian. Ekziston një interes i madh që dialogu të ketë sukses, kurse BE është duke bërë më të mirën që kjo të realizohet”, tha Fabrizi, transmeton Telegrafi.





