Përfaqësuesi Special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është duke u angazhuar në dialogun Kosovë-Serbi, duke siguruar pranimin rajonal në Bashkimin Europian.
Kështu kanë thënë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë përmes një reagimi të tyre.
Sipas kësaj ambasade, njëherit zëvendësndihmës sekretari amerikan Gabriel Escobar, është duke ushtruar presion edhe ndaj krerëve të Bosnjës për të çuar përpara reformën dhe për të respektuar integritetin territorial të Bosnjë e Hercegovinës.
”Urime për Përfaqësuesin e ri Special në Ballkanin Perëndimor, Zëvendës Ndihmës Sekretari Gabriel Escobar! Ai tashmë është duke punuar në dialogun Serbi-Kosovë të lehtësuar nga BE, duke siguruar pranimin rajonal në BE dhe duke ushtruar presion ndaj krerëve të Bosnjës për të çuar përpara reformën dhe për të respektuar sovranitetin/integritetin territorial të BiH”, thuhet në njoftimin e tyre”.