- Reklama -

Ambasada e Kosovës në Austri: Mërgimtarët që erdhën në Kosovë duhet t’i nënshtrohen karantinimit

Ambasada e Kosovës në Austri përmes një njoftimi ka bërë të ditur masat e reja anti-covid për hyrjen në Austri.
Të gjithë bashkatdhetarët që do të vizitojnë Kosovën pas rikthimit duhet të karantinohen për 10 ditë ose të kryejnë testin për COVID-19.

“Të gjithë udhëtarët që hynë në Republikën e Austrisë nga vendet me rrezik të lartë të infektimit me Covid-19 përfshirë edhe Kosovën dhe vendet e Ballkanit, duhet t’i nënshtrohen karantinimit 10 ditorë në shtëpi. Karantinimi mund të ndërprehet vetëm pas 5 ditëve me kusht që të bëhet një test për Covid-19 dhe i njëjti të jetë negativ”.

- Reklama -

Njoftim lidhur me masat e reja antiCOVID:

Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë informon se në bazë të rregullores aktuale të Qeverisë Austriake të lëshuar me dt. 15.12.2020, që nga data 19.12.2020 kanë hyrë në fuqi këto masa të reja për hyrje në Austri:

• Të gjithë udhëtarët që hynë në Republikën e Austrisë nga vendet me rrezik të lartë të infektimit me Covid-19 përfshirë edhe Kosovën dhe vendet e Ballkanit, duhet t’i nënshtrohen karantinimit 10 ditorë në shtëpi. Karantinimi mund të ndërprehet vetëm pas 5 ditëve me kusht që të bëhet një test për Covid-19 dhe i njejti të jetë negativ.

• Të gjithë qytetarët që hynë në Austri duhet ta plotësojnë formularin me të dhënat personale dhe adresën e banimit në Austri. Formularët zakonisht merren në aeroplan apo pikat kufitare.

• Përveq testit PCR- njihet edhe testi i ashtuquajtur Antigen.

• Përjashtime për hyrje në Austri ka vetëm për raste emergjente, humanitare mjeksore, diplomatët si dhe kalimi transit pa mundësi qëndrimi/ndaljeje në territorin e Austrisë. Vizitat turistike nuk lejohen.

• Nga data 26.12.2020 Austria fillon fazen e tretë të mbylljes totale /lockdown deri me datën 18.01.2021. Pas datës 18.01.2021 parashihet të hapet gastronomia, dyqanet dhe shkollat.

Kjo rregullore qëndron në fuqi deri në një vendim tjetër.

Për hyrje në territorin e Republikës së Kosovës vlen vendimi i Qeverisë së Kosovës i lëshuar me 11.11.2020 si vijon:

• Në rast të mosparaqitjes së testit negativ, shtetasit e huaj obligohen të vetë-izolohen për 7 ditë.

Me respekt
Ambasada e Kosovës në Vjenë

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort