LAJME

Ambasada amerikane: Presim të punojmë me presidenten e re të Kosovës

Ambasada amerikane: Presim të punojmë me presidenten e re të Kosovës
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Tetor 2026, 10:23

E Ngarkuara me Punë ad interim e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Wylita Bell, është takuar me presidenten e Kosovës, Justina Shiroka Pula.

Përmes një njoftimi, Ambasada Amerikane ka bërë të ditur se pret me padurim të punojë me presidenten e re të vendit, duke ritheksuar përkushtimin për bashkëpunim me institucionet e Kosovës.

“Ambasada e SHBA-së mezi pret të punojë me Justina Shiroka Pulën, presidenten e sapozgjedhur të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, Ambasada ka theksuar se mbetet e përkushtuar për të bashkëpunuar me institucionet kosovare në avancimin e prioriteteve të përbashkëta, përfshirë paqen dhe stabilitetin rajonal, si dhe prosperitetin e ndërsjellë.

Njoftimi vjen pas zgjedhjes së presidentes së re të Kosovës, në një moment kur bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara mbetet një nga çështjet me rëndësi në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika