LAJME

Aliu: Kosova, projekt i përkohshëm deri në bashkimin me Shqipërinë

Aliu: Kosova, projekt i përkohshëm deri në bashkimin me Shqipërinë
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Dhjetor 2023, 11:03

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka vazhduar t’i qëndrojë mbrapa deklaratës se për të, shteti i pavarur i Kosovës është projekt i përkohshëm.

Aliu në një prononcim për Klankosova.tv tha se për të Kosova është proces kalimtar drejt bashkimit me Shqipërinë.

“E konfirmoj që për mua Kosova, në rrethanën në të cilën është, me Kushtetutë e këto gjëra, është projekt i përkohshëm. Është proces kalimtar drejt bashkimit me Shqipëri. Sqarimet më tej i bëjmë bashkë kur të kthehem në Kosovë”, tha Aliu për Klankosova.tv.

Për deklaratën e Aliut, kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se është njoftuar nga zëdhënësi i tij, Përparim Kryeziu.

“Më tha që ai ka qenë një emision, le të themi festiv, në ditët e festës së Flamurit dhe Pavarësisë, 28 Nëntorit”, tha Kurti gjatë një vizite në Gjilan. /Klankosova.tv

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika