LAJME

Albert Krasniqi varroset sot në orën 15:00

Albert Krasniqi varroset sot në orën 15:00
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Janar 2021, 09:47

Albert Krasniqi, i cili u vra një ditë më parë dhe i dyshuari i vrasjes është babai i tij, do të varroset sot në orën 15:00 në varrezat e Prishtinës.

Lajmin e ka bërë të ditur një familjar i të ndjerit.

“Familjarë, miq e dashamir, ju njoftojmë se varrimi i nipit tem, Albert Krasniqi bëhët sot në ora 15:00 në varrezat e Prishtinës”, thuhet në njoftimin e tij.

Ndryshe, mëngjesin e sotëm Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për vrasjen e Albert Krasniqit, e ku i dyshuar për vrasjen e tij është babai Skender Krasniqi.

Policia njofton se në vendin e ngjarjes janë gjetur një revole, një karikator, tre fishek, një gëzhojë dhe një predhë./FrontOnline/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika