Gazetari sportiv, Dritan Shakohoxha, ka alarmuar me lajmin që e dha në emisionin “Favorit” në T7 rreth kontratës së trajnerit Sylvinho.
Komentatori i njohur shqiptar zbuloi se trajneri brazilian nuk e ka vazhduar ende kontratën dhe se ende nuk ka vendosur nëse do ta bëjë një gjë të tillë apo jo pasi atë po e tundojnë ofertat tjera pas suksesit që e pati me Kombëtaren shqiptare, të cilën e kualifikoi në Euro 2024.





