Për investimin 2 miliardë dollarë të Portit të Durrësit nga Mohamed Alabbar themelues dhe pronar i kompanisë EMAAR, është folur në median prestigjioze CNN.Mohamed Alabbar në intervistën për CNN teksa e quan Shqipërinë “Europa e re” thotë se të gjithë indikatorët që të investojë janë pozitivë.
Ai thotë se ka parë në Shqipëri qeverinë e cila punon ditë e natë që të jetë pjesë e BE.“Europa e re më tërheq shumë mua. Kur shikoj Shqipërinë dhe shoh çfarë po ndodh me qeverinë dhe sa e vështirë është që të lëvizë përpara, doja që të isha atje. Sepse të gjithë indikatorët janë pozitivë.
Të gjithë këto qytete kanë një rritje ekonomike fantastike, qeveria punon ditë e natë që të jetë pjesë e Evropës së vërtetë”, shprehet ai.
Në lidhje me investimin madhor në Portin e Durrësit ai tha se do të përfshihen hotele, dyqane, port turistik dhe shumë aktivitete të tjera.“Besoj se këto investime madhore mund të jenë të suksesshme kudo në botë, nëse i bën me dëshirë me partnerët e duhur. Mendoj që këtë e kam realizuar në shumë vende, por i fundit ishte në Serbi, ku morëm përsipër stacionin e trenit, dhe bëra të njëjtën gjë dhe funksionoi jashtëzakonisht shumë mirë.





