- Reklama -

Aktakuzë ndaj shtatë zyrtarëve të Komunës së Suharekës

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve B.K., A.R., V.K., Z.T., A.E., H.B dhe A.T., për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtët në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas aktakuzës, gjatë periudhës kohore prej 12.10.2018 e deri në dhjetor të vitit 2019, në Suharekë, të akuzuarit e lartpërmendur, si zyrtarë për kontrollimin e punëve ndërtimore, për ndërtimin e SHFMU “Vaso Pashë Shkodrani” në fshatin Tërnje, në vlerë prej 294.154,79 eurove, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar nuk i përmbushin detyrat e tyre me qëllim mundësojnë përfitimit të dobisë për tjetrin, operatorin ekonomik NPN “I.” NPN “E.”, në atë mënyrë që i akuzuari i parë B.K., në cilësinë e menaxherit të projektit, ka ndryshuar projektin e ndërtimit të shkollës së lartpërmendur pa përfillur kompaninë projektuese duke pranuar punët në kundërshtim me kontratën e nënshkruar, me rregullat dhe udhëzuesin operativ për prokurim publik.

- Reklama -

Ndërsa, të akuzuarit A.R. dhe V.K., në cilësinë e mbikëqyrësve të brendshëm komunalë dhe Z.T., në cilësinë e mbikëqyrësit të jashtëm të kontraktuar, gjatë mbikëqyrjes nuk kanë vepruar sipas kushteve të kontratës dhe përgjegjësive që i takojnë, si dhe të akuzuarit A.E., H.B. dhe A.T., anëtarë të komisionit për kontrollimin e punëve në projektin e lartpërmendur, kanë dështuar të bëjnë verifikimin e sasisë, cilësisë, llojin dhe vlerën financiare të pranuar dhe të dokumentuar, dhe kanë pranuar të bëhen pagesa për pozicione të pakryera, përfshirë mungesën e zbritjes së pozicioneve të bodrumit me sipërfaqe prej 175 m², i cili nuk është realizuar sipas projektit, dhe është zëvendësuar me vetëm 16 m² të një aneksi. Në këtë rast, është lidhur kontratë për punë shtesë me të njëjtin operator ekonomik në vlerë prej 29,202.60 euro, duke shkaktuar kështu dëm financiar për buxhetin e Komunës së Suharekës.

“Me këto veprime të njëjtët kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas KPRK-së. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit”, ka njoftuar Prokuroria.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort