LAJME

Krerët e Kosovës dhe Shqipërisë bëhen bashkë në ceremoninë solemne të ngritjes së flamurit kombëtar në Vlorë

Krerët e Kosovës dhe Shqipërisë bëhen bashkë në ceremoninë solemne të ngritjes së flamurit kombëtar në Vlorë
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Nëntor 2026, 10:51

Krerët shtetërorë të Kosovës dhe Shqipërisë janë bërë bashkë në Vlorë për kremtimin e 28 Nëntorit.

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, dhe kryeministri Albin Kurti kanë marrë pjesë në ceremoninë solemne të ngritjes së Flamurit Kombëtar, me rastin e 114-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Ata janë shfaqur përkrah presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, dhe kryeministrit Edi Rama.

Në ceremoni kanë marrë pjesë edhe kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, dhe kryetarja e Bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini.

Më 28 nëntor 1912, në Vlorë, Ismail Qemali shpalli Pavarësinë e Shqipërisë, duke shënuar një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së kombit shqiptar.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika