Dhurata Hoxha, ish-ministre e Integrimeve Europiane ka folur për aktakuzën e ngritur ndaj saj dhe pesë zyrtarëve të tjerë shtetërorë për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Prokuroria Speciale e Kosovës sipas Hoxhës nuk i ka dërguar aktakuzën derisa ajo shprehet e pafajshme.
“Jo, nuk e kam pranuar aktakuzën. Ditën kur ishte ngritur aktakuza unë u njoftova nga mediat. Pra asnjë njoftim zyrtar nuk e kam pranuar nga Prokuroria Speciale. Më pastaj, Prokuroria një ditë pas ka thirr avokatin tim dhe i ka thënë se mundeni me marrë dosjen por aktakuza nuk na është dhënë, as mua e as avokatit tim”, tha Hoxha.





