LAJME

Aksidentohet kosovari duke ikur nga policia me makinë të vjedhur në Zvicër

Aksidentohet kosovari duke ikur nga policia me makinë të vjedhur në Zvicër
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Shkurt 2021, 14:04

Sipas një deklarate nga policia e kantonit të Cyrihut, shoferi i makinës kishte provuar të ikte nga një kontroll policor në Wermatswil

Në kantonin e Cyrihut, katër të rinj kanë pësuar një aksident në një makinë të vjedhur ndërsa po iknin nga policia. Shoferi 18-vjeçar është arrestuar të premten pas incidentit, shkruan polizeinews.ch.

Dy pasagjerë u dërguan në spital, me lëndime të lehta. Makina ka pësuar dëme totale.

Sipas një deklarate nga policia e kantonit të Cyrihut, shoferi i makinës kishte provuar të ikte nga një kontroll policor në Wermatswil.

Pas një ngarjeje të gjatë të makinës në autostradën A15, makina u shmang nga autostrada në Uster dhe u përplas në mburojat prej guri të një rrethrrotullimi me shpejtësi dukshëm të tepruar, transmeton albinfo.ch. E gjithë kjo ka ndodhur rreth orës 3:30 të mëngjesit.

Shoferi 18 vjeçar nga Kosova nuk kishte patentë shoferi. Përveç kësaj, makina ishte vjedhur më parë në Zvicrën Qendrore, thotë një zëdhënës i policisë, përcjell albinfo.ch. Të tre udhëtarët ishin të rinj mes moshës 14 dhe 17 vjeçare, nga Kosova dhe Serbia.

(Foto: Kapo Zürich)

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika