Policia ka bërë të ditur se ka ndodhur një aksident zinxhiror në mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, ku 15 persona kanë mbetur të lënduar.
Aksident zinxhiror mes 15 veturave në Prishtinë

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, konfirmoi për Telegrafin së në aksident kanë qenë të përfshira 15 vetura.
“Më 28.12.2020, rreth orës 07:30 në rrugën Prishtinë – Mitrovicë, saktësisht në fshatin Shkabaj, kanë ndodhur pesë aksidente komunikacioni rrugor, prej tyre tre me lëndime. Të përfshira gjithsej janë 15 automjete. Bazuar në të dhënat fillestare, ndihmë mjekësore deri tani kanë kërkuar 15 persona”, bëri të ditur Ahmeti.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Zbulohet murali “Çast” në qendër të Suharekës, kushtuar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

Albulena Haxhiu bën homazhe për Ukshin Hotin: Liria nuk dhurohet, për të veprohet

