- Reklama -

Aksident tragjik në fshatin Pouskë të Prizrenit – humb jetën një 19-vjeçare

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në fshatin Pouskë të Prizrenit, ku si pasojë e vetaksidentimit, një vajzë 19-vjeçare ka humbur jetën, ndërsa dy persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Sipas informatave të Policisë së Kosovës, ngjarja është raportuar rreth orës 04:19, ku automjeti me të cilin po udhëtonin viktima dhe dy të rinjtë tjerë, ka dalë nga rruga.

- Reklama -

Njëri nga të lënduarit, një 25-vjeçar, ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa personi tjetër, 27 vjeç, ka marrë lëndime të lehta.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës, përfshirë Njësinë e Trafikut Rajonal, Emergjencën, Zjarrfikësit, Hetuesit si dhe Prokurori kujdestar, për të ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale.

Rasti është nën hetim.

 

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort