LAJME

Aksident në Rahovec, lëndohen katër persona

Aksident në Rahovec, lëndohen katër persona
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Tetor 2022, 08:54

Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur dje në Rahovec.

Policia, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur në mes dy veturave.

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

Kurse, dy drejtuesit e veturave pas pranimit të tretmanit  mjekësor, më vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Rahovec 17.10.2022 – 14:26. Është raportuar për një aksident trafiku në mes të dy veturave me targa vendore. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit e veturave si dhe dy meshkuj kosovarë këmbësorë. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësorë. Dy drejtuesit e veturave pas pranimit të tretmanit mjekësorë, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë./Front Online

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika