RAJONI DHE BOTA

Afganët shijojnë plazhin në Shëngjin

Afganët shijojnë plazhin në Shëngjin
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Gusht 2021, 13:01

Një tjetër grup me 150 afganë mbërritën mëngjesin e sotëm në vendin tonë.

Rreth 111 persona prej tyre janë akomoduar në hotelet e Shëngjinit.

Shëngjini duket se iu ka pëlqyer menjëherë refugjatëve.

Pa humbur kohë, ata kanë dalë në mëngjes të shëtisin në plazh, ndërsa fëmijët janë zhytur edhe në ujë.

Prej katër ditësh në Shqipëri ka mbërritur një numër prej 607 shtetas afganë, ndërkohë që në total pritet të mbërrijnë rreth 4 mijë persona.

Kjo përmbajtje ofrohet nga YouTube. Duke e ngarkuar, pranoni që YouTube të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika