LAJME

Abott thotë se djegia e veturave që kanë kthyer targat në RKS është vepër kriminale

Abott thotë se djegia e veturave që kanë kthyer targat në RKS është vepër kriminale
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Nëntor 2022, 14:59

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicolas Abott, ka reaguar pas djegies së një veture të një serbi me targa RKS.

Sipas tij, djegia e pasurisë së personave që kanë regjistruar veturat e tyre në RKS është vepër kriminale.

“Zjarrvënia ndaj pasurisë së individëve që kanë regjistruar veturat e tyre në targa RKS është vepër kriminale dhe mënyrë e gabuar për të treguar pakënaqësi ndaj politikës legjitime të qeverisë”, është shprehur Abott, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se në lidhje me djegiet e veturave të serbëve që i kanë konvertuar targat në RKS, ka reaguar edhe ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili tha se “këto janë vepra frikacake dhe kriminale”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika