LAJME

Abdixhiku: Strukturat e LDK-së janë të qarta, s’bien pre e propagandës anti-LDK

Abdixhiku: Strukturat e LDK-së janë të qarta, s’bien pre e propagandës anti-LDK
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Qershor 2026, 20:14

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas thirrjeve që janë bërë për zgjedhje të brendshme në LDK pas rezultatit të 7 qershorit.

LDK-ja doli e treta në zgjedhjet e 7 qershorit, duke fituar 18 mandate.

Ish-nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, e po ashtu Arben Gashiqë ka fituar mandatin e deputetit, kanë bërë thirrje për zgjedhje brenda LDK-së.

“Strukturat e LDK-së janë të mençura, të pjekura dhe, mbi të gjitha, të qarta. Nuk bien pre e propagandës anti LDK tashmë të zakonshme e bajate; e as nuk ngatërrohen në identifikimin e oportunistëve politik, po aq të zakonshëm e të parashikueshëm. E dinë mirë çfarë përfaqësojnë dhe për çfarë angazhohen. Mbi të gjitha, nuk lejojnë që mundi e puna e tyre e përditshme të shpërdorohen e rezultatet t’u injorohen. Janë falënderues. E kur ke njerëz të tillë pas vetes, është e lehtë t’i përfaqësosh me dinjitet e respekt. Në Shtime, në një tjetër takim falënderimi me strukturat tona. Sa i qartë është mesazhi nga këto takime”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika