LAJME

Abdixhiku propozon Bajramin për shefe të grupit parlamentar, Shalën për nënkryetar të Kuvendit

Abdixhiku propozon Bajramin për shefe të grupit parlamentar, Shalën për nënkryetar të Kuvendit
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Prill 2025, 17:22

Deputetja, Hykmete Bajrami është propozuar për shefe të Grupit Parlamentar të LDK-së, ndërsa deputeti Kujtim Shala për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku nëpërmjet një postimi në Facebook.

Ai ka thënë se propozimi është mbështetur nga Grupi Parlamentar dhe nga kryesia e LDK-së.

“Sot, para strukturave vendimmarrëse të partisë, kam propozuar Akademik Kujtim Shalën për nënkryetar të Kuvendit të Republikës, si dhe zonjën Dr. Hykmete Bajramin për Shefe të Grupit Parlamentar të LDK-së. Propozimi është mbështetur nga Grupi Parlamentar dhe nga Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës; dhe të dy pozitat do të nominohen përkatësisht caktohen nga grupi ynë. Ju priftë e mbara e dalshi faqebardhë në këtë detyrë fisnike për shtëpinë tonë politike, votuesit tanë e popullin e Kosovës”, ka shkruar Abdixhiku.

Ndryshe, në legjislaturën e tetë të Kuvendit të Kosovës, shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së ishte Arben Gashi./teve1/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika