LAJME

Abdixhiku: Nuk ka takim të planifikuar me Kurtin

Abdixhiku: Nuk ka takim të planifikuar me Kurtin
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Gusht 2026, 14:30

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se aktualisht nuk ka të planifikuar ndonjë takim me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Pas mbledhjes së grupit parlamentar të LDK-së, Abdixhiku u shpreh shkurt para mediave, duke thënë se nuk ka zhvillime të reja për të raportuar.

“Dje pata konferencë, nuk kam çka të shtoj. Nuk ka asgjë tjetër të re”, deklaroi Abdixhiku.

Ndërkohë, deputetja e zgjedhur e LDK-së, Hykmete Bajrami, para takimit të grupit parlamentar deklaroi se mes LDK-së dhe LVV-së nuk ekziston asnjë marrëveshje për koalicion.

Megjithatë, ajo vlerësoi se posti i presidentit të vendit do të mund të shërbente si një mekanizëm për balancimin e pushteteve në Kosovë, duke nënvizuar rëndësinë e ruajtjes së ekuilibrave institucionalë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika