LAJME

Abdixhiku konfirmon planin për atentat ndaj tij dhe kolegëve tjerë të partisë

Abdixhiku konfirmon planin për atentat ndaj tij dhe kolegëve tjerë të partisë
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Janar 2023, 10:55

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka konfirmuar tentim-atentatin ndaj tij.

Ai ka thënë se Policia e Kosovës e ka ofruar sigurinë e nevojshme.

Këtë deklarim Abdixhiku e bëri para mediave, derisa shtoi se nuk ndjehet i rrezikuar.

“Nuk ndihemi absolutisht të rrezikuar, Policia e Kosovës dhe organet e tjera të rendit tashmë janë duke u marrë me këtë. Unë sot në Kuvend kam ardhur si zakonisht pa pasur nevojë për mbrojtje të afërt”, ka thënë Abdixhiku, duke mos dhënë detaje më të hollësishme, raporton EkonomiaOnline.

Katër emra të LDK-së raportohet se janë kërcënuar me atentat, e kjo është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, ka thënë se janë duke e hetuar këtë rast të cilësuar si kanosje.

“Policia e Kosovës, në këtë rast drejtoria kompetente e PK-së, ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin/kanosjen në fjalë. Të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, u shpreh Krasniqi.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika