Home LAJME Abdixhiku i dërgon letër Presidentes së Komisionit Evropian, kërkon heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Abdixhiku i dërgon letër Presidentes së Komisionit Evropian, kërkon heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

0
Abdixhiku i dërgon letër Presidentes së Komisionit Evropian, kërkon heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku i ka shkruar letër presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. Në lëtër kërkohet heqja e menjëhershme dhe e plotë e masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Sipas LDK-së, vazhdimi i këtyre masave është i pajustifikuar dhe si të tilla po prodhojnë pasoja të drejpërdrejta për qytetarët e Kosovës.

“Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kërkon heqjen e menjëhershme të masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Republikës së Kosovës. LDK vlerëson se vazhdimi i këtyre masave është i pajustifikuar dhe nuk pasqyron zhvillimet aktuale politike dhe institucionale në vend. Masat e Bashkimit Evropian po prodhojnë pasoja të drejtpërdrejta për qytetarët e Kosovës dhe po dëmtojnë institucionet e shtetit. Pushteti lokal në Republikën e Kosovës në komunat veriore tashmë është transferuar dhe është plotësuar kriteri i vendosur nga BE-ja”, thuhet në njoftimin e LDK-së për letrën e dërguar.

Tutje në kërkesën e LDK-së thuhet se këto masa kanë dëmtuar drejtpërdrejt qytetarët e Kosovës e jo politikanët e saj. Si pasojë, një numër i konsiderueshëm i projekteve kanë mbetur të bllokuara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here