Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, ka thënë se liberalizimi i vizave për Kosovën është vonuar ndërsa ka theksuar se 1 janari i vitit 2024, dita kur kosovarët fillojnë të lëvizin lirshëm, do të jetë e mrekullueshme.
Ai ka marrë pjesë në hapjen e fushatës informuese për liberalizimin e vizave, organizuar nga Qeveria e Kosovës.
“Jam këtu sot me disa nga kolegët e mi nga BE, nga Sllovenia, nga Franca dhe Italia. Dhe është mirë që qeveria nis fushatën për të informuar për liberalizimin e vizave, i cili po ndodh më në fund. E kam thënë në një intervistë, mendoj vitin e kaluar, se do të jem ambasadori i fundit gjerman që ju duhet ta pyesni për viza dhe mendoj se 1 janari i vitit 2024është një ditë e mrekullueshme për Kosovën, por është gjithashtu një ditë e mrekullueshme për ambasadën sepse liberalizimi i vizave është vonuar shumë dhe siç thashë në festën time kombëtare dy ditë më parë, vitin e ardhshëm është kampionati evropian i futbollit në Gjermani dhe dëshiroj që sa më shumë kosovarë të mund të udhëtojnë lirshëm për t’iu bashkuar kësaj feste të madhe të futbollit dhe miqësisë”, ka thënë Rohde.





