Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka qëndruar gjatë ditës në qytetin e Ferizajt.I shoqëruar nga deputeti, Valon Ramadani, Kurti ka vizituar njërin nga bizneset e kësaj komune.Ai ka lavdëruar pronarin e biznesit, për shkak që gjatë pandemisë nuk e ka larguar asnjë punëtorë nga puna.
A janë zgjedhjet afër?! – Albin Kurti nis fushatën zgjedhore!

Shkrimi i plotë i Kurtit:Plus Center në Ferizaj sot i mbushi 20 vjet. Bashkë me kryetarin e Qendrës sonë i vizituam për t’i uruar punëtorët dhe pronarin Sylejman Nezirin. Tash e dy dekada nuk kanë mbajtur asnjëherë mallra të Serbisë dhe janë rritur e zgjeruar. I kanë 130 punëtorë në dy ndërrime (7:00 – 13:00 dhe 13:00 – 19:00) dhe nuk ka pushuar asnjë punëtor nga puna për shkak të pandemisë.
Në mesin e të punësuarve, pesë janë persona me nevoja të veçanta.Aty afër Plus Center vizituam edhe Fabrikën e Veglave në Ferizaj e cila u privatizua në valën e nëntë në vitin 2006, por nuk e ndërroi veprimtarinë. 70 punëtorë prodhojnë profile të shumta metalike e së fundi kanë nisur edhe me prodhimin e pompave termike të cilat bëjnë kursim të madh të energjisë.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Kurti: E domosdoshme që të kemi marrëveshje më opozitën për zgjedhjen e presidentit

Heqja e fusnotës, Haxhiu: Kosova për një kohë të gjatë është përfaqësuar padrejtësisht në organizata ndërkombëtare

NATO: S’ka vendim për reduktimin e trupave amerikane nga Kosova

