Mjerisht, jo rrallë, shpresëthyer mbeten aspirues të dijes, shkencës dhe vizionit në tentative!
Emërtimi i Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”, flet më shumë se sa Tempull i dijes, shkencës, bazament për ndërtim shoqëror. Prof.dr. U. Hoti thoshte për ndeja “Oda” se janë traditë e familjeve tona, në shekuj kanë shërbyer si mjedis për të gërshetuar ide të ndryshme, thjesht “Oda-t” ka luajtur rolin e institucionit edukativo-arsimor, mbase me shumë, vend për organizime në interes kombëtar. Ukshin Hoti, profesor Universitar, inkurajues dhe mbështetes i Demostratave ’81, origjinues i shumë ideve kreative, shkencë-atëdhedashuri, arriti të ndikoi në vetëdije shoqërore (të kthjellaura), si, mobilizuese, autokorrektuese dhe finalizuese në synime të piketuara. E falënderoi një mik timin i cili më dhuroi librin t’shtrenjëtit prof. Hoti, në vitin 1996/7, libër që bartëte mesazhe të shumëta shkencore dhe politike në ngritje të vetëdijes kundrejt asimilimit kontinual që vende vende ndodhëte. Thjesht ҫjerrje e perdës ҫelikosur dhe pasqyrim të drejt për kauza. Shumë pika ndërtojnë peizazh, si qëllim ka zgjimin intelektual, së pari njohje të vehtës, pastaj riorganizim-rienergjizim për trokitje në horizonte ku mund të strukturohesh si qenje njerëzore-subjektive. T’qëndroje i pa diskriminuar, dikur nga sistemi monist dhe tani nga disa grykës (me tituj doctor të shkencës apo prof, shkallës fictive të hierarkis Universitare) që si metodë zhvatjeje përdorin dominimin në institucion, pasuar me përfitime më shumë se sa piramidë.
Mesazhe gjeneruese nga bartësi i emertimit Universitetar (U.H.), duhet të kujdestarojnë në ҫdo vendimarrje institucionale-tempull dije, posaqërisht kundrejt klan-grupesh me tendencë mafioze, renditje pa merita, mungesë llogaridhënje, partizanizëm, shumҫka tjetër që rëndon ҫiltërsinë institucionale, koha është për të vepruar.
Dikur është kërkuar Weeting, duket se tani është i pamjaftueshëm, nga kërkohet hulumtim në labirinthet apo lidhjet e shkurtëra klanore për të ndërprer ushqimin parazitologjik mbrenda sistemi, kundërmues alo korruptiv. Demaskim, ҫjerrje apo sheshim dhe më shumë për të mbajtur të informuar opinionin për vendimet që jo rrallë nuk korespondojnë me kërkesat dhe nismat e funksionimit të klasës akademike. Vendim për tjetërsim drejtimi apo shuarje-pushim-mbyllje, kush është arsye dhe cilët janë pasojat, sikurse duhet hulumtuar kush ishin orekset e vendimë-marrësve. Një nga pyetjet e ngritura është: Pse u shua apo pse u degradua drejtimi për Turizëm dhe Trashëgimi Kulturore (Master, në vend se me zhvillu programin për Bachelor, ndodh e kundërta), ndërtuar me shumë investime nga donator serioz? Çdo projekt ka disa faza, nëpër të cilat realizohet, sigurisht se një nga fazat më të rëndësishme është Qëndrushmëria e projektit, ashtu siҫ ishte projekti për drejtim autentik që mishërohet me Prizrenin 500 viteve më parë, të sotëm dhe në vazhdimësi.
Pyetje, kush e ka marr përgjegjësinë për hapjen e këtij drejtimi, si funksionoi për 3 vite, si dhe kush pati guxim, ndrrim vendimi dhe mbyllje? A është mbyllur tërësisht apo është vënë në gjum letargjik me superdoza egoje? …edhe njëra edhe tjetra kërkojnë llogaridhënje, andaj pyetje shtesë, A është kërkuar sqarim për vendime të tilla arbitrare nga stafi menaxherail Universitar?
Sigurisht se vendimi nuk duhet të mbetet jetim (Prof dr. Dervish Rozhaja do thoshte: brinat në thes nuk futen), “larva” duhet neutralizuar, përndryshe pasojat në vazhdimësi do rriten? Politika zhvillimore e Universitetit duhet të jetë e kornizuar në interës të studentit dhe jo mësimdhënësit, mjerisht e dyta nuhatet në raste. Ky drejtim dhe të tjera lidhen më shumë se sa profesionalisht dhe tradicionalisht me qytetin e Prizrenit, rajonit dhe më gjërë, gjë që arsyetojnë të qenurit Universitet së bashku me drejtime tjera kreative dhe funksionale. Kryetari i komunës së Prizrenit, por edhe Suharekës duhesh të uleshin dhe të bashkëpunonin me stafin menaxherial Universitar, se cilat drejtime janë në interesë të rajonit dhe kush është mundësi për të realizuar? Prizreni me rajon duhet të hartoi politika zhvillimore rajonale duke u kordinuar me të vetmin institucion shtetëror siq është Universiteti “Ukshin Hoti” i cili duhet t’paraprijë ngritjes intelektuale-rentabile. Dihet se Universiteti është institucion i pa varur, me raste, fatkeqësisht tingëllon si i “Kapur”, nga brenda, pikrisht nga ata që pas vetes tërheqin karvane interes-plotësues. Viktimë janë të gjitha ata që nuk mund të jenë pjesë e studimit të programeve atraktive përpos skemës aktuale, pra paksa-larg ndërtimit të autoritetit kërkues, n’përspektiv t’gatshëm për tregun e punës. Deri sa stafi menaxherial nuk apostrofonë-demaskonë gabimet nga para-ardhësit, “thuhet”, nënkuton mbrojtje në tentativë “ne nuk i kemi bërë”. Nuk mendojmë se gjërat zgjidhen me shkop magjik, apo me shkarkime, por parasegjithash duhet skanuar gjendje aktuale, rrjedhimet e gjerëtanishme, lëvizje të kuadrove-gradime, kamuflime të mundshme etj.
Drejtimet e “linduara” pa vision, sa për të mbajtur vetën në detyrë-profesor, n’sfond okularet flasin për raste me diplomë doktorature të dyshimt, rreshtim në drejtime jo relevante, raste me apo pa Nostrifikim, ehhh ka punë këtu edhe shumë bile.
Universitetet autoritet mbikqyrës e kanë Ministrinë e Arsimit, apriori përgjegjës është Ministria, por zgjidhja e problemit nuk mendojmë se arrihet vetëm me ndrrim të Këshillë Drejtuese, por paraprakisht duhet operojë përmes ekipeve profsionale, auditoret e pa varur të skanojnë gjendjen faktike dhe të paraqesin para institucionit përkatës pasqyratë reale. Për ҫdo detyrë të marr në një institucion, kërkohet program zhvillimor i cili duhet të “konsultohet” gjatë kohës sa do jetë në karrikën e menaxhuesit, e nëse programi apo platforma programore (dyshoj që kanë pasur) nuk është rentabile, të tillët vetëm mund të fotografohen në karrigë menaxheriale.
Referuar parafrazimit më lartë, asnjëher nuk duhet dhënë mundësia të flatërosen, unë jam Ky apo Ai, në UPz por edhe në zingjirin Universitar të R. Kosovës!
Ministra e Arsimit, por edhe kryeministri me stafin profesional, sidomos këshilltarët specifikë duhet të jenë më afër institucionit të shkollimit akademik, kështu që përmes brumit intelektual të ndërtohet produkt menaxherial, a-politik, bazuar në programet zhvillimore të qëndrueshme, në favor të gjeneratave të reja. Nuk ka kohë për eksperimete, por koha është që eksperimentet e gjerëtanishme të zhveshen nga politikat maskuiniste, ashtu që ҫdo përgjegjës që është i ngjyrosur të marr peshën e penalitetit-përgjegjësin dhe të rreshtohet aty ku e ka vendin…!
“Të lagurit apo të ngjyrosuritë nga gërryrja e minierës së quajtur Universitet duhet të marrin përgjegje spias nivelit rrëmihës dhe dëmit që kanë shkaktuar kundrejt trurit intelektual”.
Shkruan: Dr.sc. Naser M. BRESA