Edhe pse nga Vetëvendosje thonë se nuk do të bëjnë marrëveshje më asnjë parti politike për zgjedhjen e Vjosa Osmanit si president e re, partitë tjera politike ende nuk kanë ndonjë qëndrim zyrtar se si do të veprojnë për mënyrën e zgjedhjes së shefit të ri të shtetit.Nga partia e Ramush Haradinajt ende nuk kanë ndonjë qëndrim se si do të veprojnë.Pal Lekaj thotë se ende është shumë herët të flitet për një gjë të tillë.
A do t’ia bëjë AAK-ja kuorumin Vjosa Osmanit për president?! Kjo është përgjigja nga partia e Haradinajt

“Është shumë herët të flasim për gjëra të tilla, ne ende nuk e kemi të konfirmuar grupin tonë parlamentar e lëre më të flasim për ndonjë bashkëpunim me partitë tjera. Pas certifikimit të zgjedhjeve AAK-ja do t’i konsultojë organet e veta dhe me kohë do ta njoftojë publikun për çdo veprim tonin”, tha ai për express.Ndryshe, për zgjedhjen e presidentit nevojitet kuorumi prej 2/3 të votave të të gjithëe deputetëve. Sipas rezultatit zgjedhor, Vetëvendosje ka 56 deputet, pa votat e diasporës, të cilat pritet të numërohen ditëve në vijim.Ndërkohë, që AAK postin e presidentit po e kërkon për kreun e saj- Ramush Haradinaj.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Endrit Thaçi falënderon shqiptarët në protestë: Populli është me UÇK-në, ushtria është e pastër

Pavarësisht shtrenjtimit, MINTI thotë se s’ka abuzim me çmimet e derivateve

Thaçi nga Haga me mesazh për Kosovën: Falënderon qytetarët dhe bën thirrje për qetësi

