Kuvendi i Kosovës do të mblidhet edhe njëherë sot me fillim prej orës 10:00 për të shqyrtuar disa projektligje e rezoluta nga debatet e mëhershme paralamentare dhe interpelancat.Sot pritet të shihet edhe se cilat do të jenë veprimet e Vetëvendosjes karshi zv/kryeministrit, Driton Selmanaj, shkruan lajmi.net.Këtë të fundit, VV ka thënë se nuk do ta lë të futet në sallën e Kuvendit, dhe rrjedhimisht në seanca.
“Kuvendi është shtëpia e deputetëve, ne si Lëvizje refuzojmë që ai me qenë i pranishëm se ai nuk duhet të përfaqësojë mendimin e asnjë qeverie. Kulmi i turpit është që ai qëndron ende në pozitën që ka, përveç që nuk ka kërkuar falje po vazhdon me të njëjtin avaz”, ka thënë deputeti i VV-së, Dimal Basha.





