Katër persona janë vrarë në Pozhoran të Vitisë. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Gjilan, Ismet Hashani.
Ai ka thënë se ende nuk kanë më shumë informacione, porse ka konfirmuar se ka ndodhur një vrasje e katërfishtë.
“Është e vërtetë që ka ndodhur një vrasje e katërfishtë në Pozhoran të Vitisë. Ende nuk kemi më shumë informacione dhe ekipet e Policisë janë në vendngjarje”, ka thënë ai.