Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se në zgjedhjet parlamentare do të shkojë e vetme.
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pasi ka bërë publik emrin e kandidatit për kryeministër, që është Avdullah Hoti, njoftoi gjithashtu se s’do të ketë koalicion parazgjedhor.
“Nuk do të bëjmë koalicione me asnjë subjekt politik. Lista e LDK-së është e hapur për kandidatë të subjekteve të vogla”, tha Mustafa.