Policia dhe Inspektorati komunal mbrëmë rreth orës 21:30 kanë urdhëruar që të mbyllet një lokal në Prizren, mirëpo ata janë ulmuar nga tre persona.
Sipas raportit të policisë, tre të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.
“Prizren 28.12.2020 – 21:30. Njësiti policor gjatë kontrollit në një lokali së bashku me Inspektoratin komunal kanë urdhëruar që të mbyllet lokali por tre persona të dyshuar meshkuj kosovarë kanë refuzuar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftim.